Saturday, July 27, 2024
HomePolitikëThirrja e Berishës për ndërkombëtarët: Mos mbështetni regjimin e Ramës, pa votë...

Thirrja e Berishës për ndërkombëtarët: Mos mbështetni regjimin e Ramës, pa votë të lirë s’ka stabilitet në Shqipëri!

-

Para kryeministrisë me sheshin e mbushur plot me protestues, Sali Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës.

Ai ju bëri të qartë partnerëve europianë dhe amerikanë se pa votën e lirë nuk mund të ketë stabilitet në Shqipëri.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje të kursejnë fondet e taksapaguesve të tyre nga vjedhja e qeverisë Rama.

“Atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra e mijëra nga vendi i tyre dhe që mendojnë se vërtet largohen nga varfëria u them njerëzisht: Ruani fondet tuaja, ruani fondet e taksapaguesve tuaj dhe mos ja jepni kësaj qeverie se do të kenë fatin e fondeve, taksave dhe tatimeve që shqiptarët paguajnë dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij”.
Berisha komentoi edhe gjuhën fyese të Ramës në Kuvend.

“Për atë gjuhë mund të përgjigjemi me të gjitha mënyrat që meriton por po të komunikoj sonte këtu se vendimi është marrë dhe është tjetër. Atje së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë dy fjalë me ty”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts