Sunday, December 8, 2024
HomePolitikëShqiptarët mbulojnë me flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill, ish-deputeti...

Shqiptarët mbulojnë me flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill, ish-deputeti i PE: Kjo që po ndodh në Londër është turp!

-

Shqiptarët kanë mbështjellë më flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill kanë protestuar ditën e djeshme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.

Mijëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westmisterit duke i kërkuar qeverisë respektimin e te drejtave tyre dhe duke thënë se jo të gjithë janë kriminelë.

Shqiptarët marshuan në Urën Westminstër, në Londër duke mbajtur në duar flamurin dhe pankarta.
Ish deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur: “Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.

Ndërsa Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji. Ajo sugjeroi se vetëm konservatorët ishin ‘seriozë për ndalimin e pushtimit në bregdetin tonë jugor’.
Shqiptarët përbëjnë 12 mijë nga rekord 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.
Këtë javë u zbulua se Home Office deportoi 350 persona në tetor, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts