Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetPërkeqësohet situata e motit, paralajmëron Peleshi: Pesë qarqet ku rrezikohen përmbytjet

Përkeqësohet situata e motit, paralajmëron Peleshi: Pesë qarqet ku rrezikohen përmbytjet

-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Postimi i plotë

Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts