Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëBerisha konferencë për situatën e rënduar në Shkodër, kreu i PD ndërpret...

Berisha konferencë për situatën e rënduar në Shkodër, kreu i PD ndërpret pak sekonda fjalën, ja çfarë i tha Spahisë

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për media në Shkodër, duke marrë shkas nga situata e shkaktuar nga përmbytjet.

I pari që mori fjalën ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili tha se situata është shumë problematike, ndërsa paralajmëroi orë edhe më të vështira.

“Aktualisht situata mbetet serioze për komunat Guri i Zi, fshati Kuç konkretisht, edhe në disa lagje në Shkodër. Edhe në zonën e nën Shkodrës mbetet problematike… Nuk kemi pasur asnjë informacion për hapjen e portave të hidrocentraleve”, tha Spahia.

Nga ana tjetër Berisha tha se situata në Shkodër është krijuar nga “dora e njeriut”, duke bërë përgjegjës qeverinë për mosmarrjen e masave.

 

 

“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por është krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dorë e Zotit, por e robit hajdut. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ndodhi? Gjatë këtyre ditëve që ta dinë qytetarët, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë me 226 euro megavat në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.

Sot Edi Rama fajin e gjen tek media dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë. Një javë më parë instituti i gjeoshkencës, i ka dërguar në zyrtar e vendimarrësve kryesorë, sinoptikën duke informuar se do ketë reshje të fuqishme në alpe dhe se duhet të merren masa”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts