Friday, April 26, 2024
HomePolitikëKonjufca: Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë, krah Shqipërisë mund të...

Konjufca: Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë, krah Shqipërisë mund të mbrohemi nga ky rrezik

-

Për herë të parë, këtë të dielë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

Kryetari i Kosovës, Glauk Konjfca në fjalën e tij, e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca vuri theksin edhe në tensionet me Serbinë, ndërsa tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Serbinë. Sipas tij, vetëm duke qëndruar sëbashku, Kosova dhe Shqipëria, mund të mbrohen nga ky rrezik, siç Konjuca e quajti.

“28 nëntori është i Shqipërisë po aq sa është i Kosovës, është si gjithë shqiptarëve. Në këtë ditë lindi edhe heroi i madh Adem Jashari, i cili duke luftuar për komb e atdhe u sakrifikua me familjarë e me bashkëfshatarë në Prekazin legjendar. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA.

Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë. Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona.

Sami Frashëri, thoshte se përkatësia më e fushqimshe është përkatësia kombëtare. Përdorte një falë të bukur shqip, kombëtaria. Është ky identitet që na bën të jemi një, kjo na mban të sigurt, të mësojmë nga rruga e kaluar dhe të zhvillohemi tutje”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts