Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikë“Absurde se si Kosova vijon e izoluar”, Elisa Spiropali: Shqipëria, avokate e...

“Absurde se si Kosova vijon e izoluar”, Elisa Spiropali: Shqipëria, avokate e Kosovës

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha sot gjatë seancës së përbashkët parlamentare se Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës duke e cilësuar absurde izolimin me regjimin e vizave.

“Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimist për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida.
Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë.
Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe.
Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës. Është absurde se si vazhdon të qëndrojë e izoluar në regjimin e vizave”, tha ndër të tjera Spiropali.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts