E kthyer ne nje tradite te bukur qe mbledh femije dhe te rinj nga te gjitha trevat shqiptare dhe realizohet ne kuadrin e festes se Panvarsise, kupa Autochthonous vjen ne edicionin e saje te peste. Panvarsisht veshtiresive dhe sfidave qe kjo kupe ka ne vetvete,eshte nje ngjarje e rendesishme sportive, duke qene se ka sjelle rreth 1000 persona ne Shkoder. Kjo eshte nje merit e drejtuesit te ‘’Shkodra Sport Event’’, Jetmir Podgorica.
Podgorica: Realisht ky aktivitet ka pasur masivitet shume te madh dhe duke bere nje krahasim me vitet e kaluara numri i ekipeve vjen ne rritje, gjithashtu edhe numri i pjesmarresve. Kupen Autochthonous une e quaj kupen e sfidave, sepse ne organizimin e saje na ka takuar te kemi veshtiresi nga me te ndryshmet. Mendoj qe kemi arritur me sukses bashke me stafin te organizojme kete kupe.
Kujtoj termetin e 26 nentorit dy vite me pare ku shume prind te ekipeve qe ishin nga jashte Shqiperise kishin frik ti sillnin femijet pjesmarres. Dhe kete vit serisht patem veshtiresi sepse ishte pjesa e permbytjeve. Akomodimi ishte menduar ne Velipoje dhe rruga per atje ishte e bllokuar nga permbytjet. Ne menduam cdo detaj edhe per kete pjese te gjenim nje vend tjeter nese kjo rruge nuk do te behej e kalueshme.