Pas pritjes nga Presidenti Bajram Begaj, fjalimi në Kuvend dhe vizita në varrezat e Dëshmoreve me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier është pritur nga kryeministri Edi Rama.
”Nder dhe kënaqësi e posaçme vizita sot në kryeministri e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier”,-shkruan Rama.
Kurse presidenti gjerman tha se ”Jetojmë në kohë të vështira, pjesë e diskutimeve ishin dhe pasojat e luftës së Rusisë. Në këtë kohë, të konsiderojmë që Europa duhet të tregojë bashkim dhe vendosmëri”.