Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëBerisha në konferencë me gazetarët: Protestat kundër qeverisë jetike, qytetarët duhet të...

Berisha në konferencë me gazetarët: Protestat kundër qeverisë jetike, qytetarët duhet të guxojnë dhe të bëjnë presion

-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha , gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, theksoi edhe një herë rëndësinë e protestës së 6 dhjetorit.

Ai tha se nga protestat ka vetëm të mira, dhe se qytetarët duhet të guxojnë dhe të kërkojnë llogari ndaj shtetit.

Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen

Për çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, protestat janë shprehje e lirisë dhe ushtrim i lirisë nga qytetari. Vetëm qytetarët e lirë që vendosin të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e tyre, protestojnë, kurse njerëzit e nënshtruar thonë ç’më duhet mua, ulin kokën dhe heshtin.
Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen. Protesta është pra zëri i qytetarëve, është zëri juaj.

Protestat kundër qeverisë janë jetike, janë domosdoshmëri për të ruajtur lirinë, për t’i bërë presion qeverisë për të mos abuzuar me pushtetin e saj.

Por unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: cila është e keqja e protestës? Ç’e keqe do na ndodhë nga protesta? Asnjë e keqe, asgjë e keqe. Vetëm të mira, vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë. Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë, kur mërmërsin se ç’më duhet mua dhe heshtin.

Të këqijat ndodhin kur qeveritë manipulojnë opinionin ndërkombëtar për të ruajtur korrupsionin e tyre dhe keqqeverisjen e tyre.
Zëri i qytetarëve në rrugë vetëm e forcon demokracinë dhe lirinë, vetëm e kufizon të keqen dhe keqqeverisjen”, tha Berisha ndër të tjera.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts