Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëMinistrja Xhaçka në Athinë, palët hyjnë në pjesën e nxehtë të negociatave:...

Ministrja Xhaçka në Athinë, palët hyjnë në pjesën e nxehtë të negociatave: Përmirësim të bashkëpunimit

-

 

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias, ku gjatë takimit prej 2 orësh është folur edhe për çështjen e kufizimit të zonave detare. Vizita e parë e kryediplomates shqiptare në Athinë vjen pak kohë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Dendias në Tiranë.

“Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan ne parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok”, thekson Ministria.

Sipas diplomacisë shqiptare, gjatë takimit të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë. Zyrtarët shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. Ata diskutuan gjithashtu agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon.

Ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO-s dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit. Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Zyrtarja shqiptare shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts