Friday, October 11, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj fton Papa Françeskun për një vizitë në Shqipëri: Mirënjohje për...

Presidenti Begaj fton Papa Françeskun për një vizitë në Shqipëri: Mirënjohje për gjithçka që Vatikani ka bërë për popullin shqiptar

-

 

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Vatikan, teksa ka ndarë emocionet e takimit me Papa Françeskun.

Presidenti Begaj shkruan se ishte një emocion i veçantë e që sjell në vëmendje marrëdhëniet historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë.

Ai i ka shprehur mirënjohje për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90, teksa thekson se vlerësimet e Papës për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

Kreu i Shtetit e ka ftuar Papa Françeskun për një vizitë në Shqipëri.

 

 

POSTIMI I PLOTË
📍VATIKAN – Takimi me Papa Françeskun sot ishte një emocion i veçantë e që sjell në vëmendje marrëdhëniet historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë.
Shpreha mirënjohje për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.
Vlerësimet e Papës për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët. Vendimet e Papa Françeskut dhe të Selisë së Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike të Shqipërisë shqiptare janë një vlerësim për kombin si dhe historinë tonë, ku sakrifica dhe solidariteti janë pjesë e pandashme e saj.

Biseduam për rrugëtimin e Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian si dhe rëndësinë e kultivimit të vlerave njerëzore e shpirtërore, që janë themeli i shoqërisë sonë.

Kosova si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës ishte pjesë e bisedës, ndërsa diskutuam edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e agresionit rus në Ukrainë për rajonin.

Ftova Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri, duke e siguruar se do të mirëpritej gjithmonë krahëhapur nga populli shqiptar.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts