Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikëKreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, njofton masat e marra për sigurinë...

Kreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, njofton masat e marra për sigurinë e Samitit të BE në Tiranë

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, njoftoi sot gjatë një konference për shtyp,  masat e marra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, në Tiranë.

Rrumbullaku tha:

“Përshëndetje. Jam këtu, bashkë me kolegët, për t’iu përgjigjur interesimit të madh të qytetarëve, të adresuar nëpërmjet pyetjeve të dërguara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, menjëherë pas konferencës së zhvilluar ditën e djeshme, nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, për masat e sigurisë të marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Janë adresuar qindra pyetje nga qytetarë e punonjës institucionesh, që janë brenda perimetrit të sigurisë, por dhe nga qytetarë të tjerë që duan të udhëtojnë drejt Tiranës apo të dalin nga Tirana.

Zhvillimi i Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë, tregon më së miri se Shqipëria është vend i sigurtë dhe demokratik. Nisur nga rëndësia insituticionale dhe nga impakti publik që ka ky event, Policia e Shtetit është e angazhuar me maksimumin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe logjistike, për mbarëvajtjen e tij.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet Samiti, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve.

Nisur dhe nga përvoja e aktiviteteve shumë të rëndësishme të zhvilluara më parë, Policia e Shtetit ka fituar përvojën e duhur dhe besojmë se edhe në këtë rast, Policia e Shtetit do të tregojë përkushtim dhe profesionalizëm, duke i bërë një shërbim të çmuar imazhit të vendit.

Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor.

Gjithashtu, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se:

Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por në këtë rast, siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve VIP të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike të një grupi protestuesish.

Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar.

Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta.

Edhe një herë, dua të konkretizoj, nëpëmjet hartës, “Perimetrin e Sigurisë”, rrugët e bllokuara dhe rrugët alternative në të cilat mund të lëvizin lirshëm qytetarët.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts