Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikëPresidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si...

Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur

-

 

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Franceskut gjatë vizitës zyrtare atje, që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Kërkesën e tij, Begaj e ka zbuluar në intervistën për median italiane Il Tempo, teksa ka theksuar se kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Bajram Begaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts