Monday, February 6, 2023
HomePolitikë110 vjetori i FA, Presidenti Begaj: Në këto kohë sfidash, angazhimi duhet...

110 vjetori i FA, Presidenti Begaj: Në këto kohë sfidash, angazhimi duhet që të jetë i pakursyer

-

Këtë të dielë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të krijimit të tyre. Begaj vlerëson kontributin e FA që nga dita e parë e krijimit për garantimin e pavarësisë së shtetit, duke shtuar se sot kjo forcë është një aleate e denjë e NATO që shërben në misionet e saj paqeruajtëse kudo në botë.

Urimi i plotë

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Arritjet e deritanishme janë rezultat sa i përkushtimit dhe mundit të përbashkët, aq edhe i mbështetjes së vyer e të pazëvendësueshme të miqve dhe aleatëve tanë të NATO-s. Mirënjohja dhe vlerësimi ynë është maksimal për ndihmën e dhënë për transformimin, modernizmin, trajnimin, edukimin dhe rritjen e kapaciteteve tona ushtarake, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë në tre dhjetëvjeçarët e fundit.

Në një kohë me sfida të shtuara ndaj sigurisë dhe paqes, është i domosdoshëm më shumë përkushtim, përgjegjshmëri dhe angazhim i pakursyer nga të gjithë ne.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts