Saturday, October 12, 2024
HomePolitikëBerisha rikthehet në podium për herë të dytë pasi u qëllua me...

Berisha rikthehet në podium për herë të dytë pasi u qëllua me grusht

-

Pas kreut të PL-së, Ilir Meta, fjalën e ka marrë kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili u ngjit për herë të dytë në podium pasi u qëllua me grusht nga një person në nisje të mitingut.

Sali Berisha: Në këtë shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, mirënjohjen më të pakufijshme. Në emër tuaj më lejoni tu uroj me gjithë zemër mirëseardhjen në Tiranë shtetarëve më të lartë të vendeve të BE-së, Parlamentit Europian, Komisionit dhe vendeve fqinje. Për ne është një rast shumë i veçantë t’u shprehim atyre mirënjohjen tonë për ndihmën e gjithanshme. Ky Samit është një mbështetje e madhe dhe në veçanti për PD, forcën politike që në betejë për vlerat europiane përmbysi diktaturën komuniste në vitin 1990.

Ne jemi fatkeq se sot përfaqësohemi në këtë Samit me njeriun që duhet të ishte sot para drejtësisë dhe jo aty i ulur me ju. Ne ndihemi fatkeq sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, qëndron mbi drogën dhe korrupsionin.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts