Thursday, February 9, 2023
HomePolitikë“Të rinjtë po largohen masivisht”, nënkryetarja e PL: Ky 8 dhjetor e...

“Të rinjtë po largohen masivisht”, nënkryetarja e PL: Ky 8 dhjetor e gjen vendin tonë me arsim të shkatërruar dhe energji të humbura

-

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, thotë se të rinjtë po largohen masivisht, sepse u është vrarë besimi nga regjimi aktual se në Shqipëri mund të punohet lirisht, jetohet dhe ndërtohet e ardhmja.

Në një reagim në Facebook, ajo shprehet se ky 8 dhjetor e gjen vendin tonë me arsim të shkatërruar; me punësim që nuk garanton mirëqenie dhe energji të humbura

Reagimi i plotë:

8 dhjetor 2022 – Rinia e para

 

 

Të rinjtë po largohen masivisht; sepse u është vrarë besimi nga regjimi aktual se në Shqipëri mund të punohet lirisht; jetohet dhe ndërtohet e ardhmja. Ky 8 dhjetor e gjen vendin tonë me arsim të shkatërruar; me punësim që nuk garanton mirëqenie dhe energji të humbura.

E ndërkohë që të gjithe duan të ikin nga vendi sepse Rilindja ka shkatërruar çdo gjë, kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi dhe reagimi për të gjithë. Se kështu nuk vazhdohet më, nëse vërtetë duam që Shqipëria të bëhet si e gjithë Evropa.

E për ta realizuar këtë duhet ndryshim, duhet reagim. Të rinjtë dhe të rejat janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit, ndaj misioni për ta bërë vendin tone ashtu siç ëndërrojmë është vetëm në dorën tonë.

Ne besojmë që Shqipëria i perkët të rinjve ndaj si parti e Rinisë, si parti e Lirisë, do të vazhdojmë angazhimin tonë maksimal për të ndërtuar platformat dhe politikat më të mira që garantojnë arsim cilësor, punësim të mirëpaguar dhe mirëqenie që jep shpresë, besim e mundësi tek ndërtimi i të ardhmes në Shqipëri.

Të gjithë bashkë mund t’ja dalim!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts