Wednesday, May 8, 2024
HomePolitikëKuvendi i Zvicrës miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

Kuvendi i Zvicrës miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

-

 

Parlamenti zviceran ka miratuar me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, Delina Ibrahimaj.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Jashme, Olta Xhaçka, në një postim në facebook.

“Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.”

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Ndërkohë Xhaçka shton se edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë takimit me kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts