Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëZvicra njeh pensionet e shqiptarëve, pritet miratimi edhe nga Italia/Rama: Ma premtoi...

Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, pritet miratimi edhe nga Italia/Rama: Ma premtoi Meloni…

-

 

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se Parlamenti zviceran ka votuar me 129 vota pro marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Shqipërinë, thënë ndryshe pensionet. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Po ashtu Rama zbulon edhe se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i premtoi se shumë shpejt do votohet në parlamentin italian marrëveshja e shumëpritur.

Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar në gusht negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Postimi i plotë nga Rama

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts