Friday, January 27, 2023
HomePolitikëBerisha flet për Primaret: Nuk ishin të përsosura, por asnjë lloj anësimi...

Berisha flet për Primaret: Nuk ishin të përsosura, por asnjë lloj anësimi në këtë garë

-

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një mbledhje me grupin parlamentar, ka folur për Primaret e finalizuara ditën e dielë, ku tashmë PD-ja ka kandidatë që do të garojnë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj 2023.

”Në këto primare, janë pranuar me vetëdeklarim, ose propozim nga degët apo anëtarësia të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Thashë edhe më sipër se nuk ishin këto të përsosura, por praktika e fituar me këto primare, problematikat e dala, janë një pasuri e çmuar për ne për t’i përsosur ato në raundet e tjera në zgjedhje.

Të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet dhe të jetë e barabartë për kandidatët. Jemi në hapat e parë, por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do gjejnë se lobimi, ndonëse unë nuk e këshilloj, por është pjesë konstante e procesit.

Nuk besoj se kryetari dhe drejtuesit e partisë duhet të lobojnë, se kjo pastaj do e dëmtonte barazinë dhe unë ju siguroj se nuk kam patur asnjë lloj anësimi në këtë garë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts