Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëAmbasadorja Kim konfirmoi se do qëndrojë më gjatë, Rama i prerë: Procedurat...

Ambasadorja Kim konfirmoi se do qëndrojë më gjatë, Rama i prerë: Procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur

-

 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama duket se bien ndesh me ato të bëra më herët nga ambasadorja Yuri Kim, e cila tha se do të vijojë të qëndrojë “edhe për ca më shumë” në Shqipëri, pas njoftimit të pazakontë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Sot para gazetarëve Rama tha se procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur, sikundër ka njoftuar edhe MEPJ. Sipas Ramës, ministria nuk ka thyer asnjë kod etike me këtë njoftim, ndërsa shtoi se arsyeja se përse nuk komentohet për ambasadorë të shteteve të tjera, është për shkak se me SHBA kanë marrëdhënie të veçantë.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne… Njoftimi vetëm për këtë rast, sepse Amerikën e kemi të veçantë, nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët”, u përgjigj Rama.

I pyetur nëse mes tij dhe ambasadores Kim ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim me metaforë… Dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts