Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKosova aplikoi për anëtarësim në BE, deputeti i PD: Historike! Përgjigje e...

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE, deputeti i PD: Historike! Përgjigje e qartë ndaj interferencave lindore

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmin e shumëpritur ku Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Shehu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ e quan këtë një hap historik. Sipas tij, mesazhi i këtij aplikimi është shume i rëndësishme për të shprehur vullnetin e plotë të Kosovës për të qenë pjesë e familjes europiane, pjesë e Perëndimit.

REAGIMI I SHEHUT
Historike!
Kosova aplikon per antaresim ne BE!

Mesazhi i ketij aplikimi eshte shume i rendesishme per te shprehur vullnetin e plote te Kosoves per te qene pjese e familjes sone Europiane, pjese e Perendimit.
Per te eliminuar cdo diskutim e dyshim, qe mund te stimulonin ata qe nuk e desherojne kete “rrugetim” jetesor per Kosoven.
Eshte gjithashtu edhe nje pergjigje e qarte ndaj te gjitha interferencave lindore aty, te interesuara per ta mbajtur Kosoven sa me gjate larg Europes e Perendimit, nen “ombrellen” apo influencat e tyre.
Pa asnje dyshim dhe momenti i zgjedhur merr nje rendesi te vecante.
Pikerisht ne nje shkallezim te provokacioneve serbe ndaj atij shteti, “dores” ruse mbrapa tyre, deklaratave te pa sens te Beogradit e Moskes, vjen ky aplikim ne drejtimin e natyrshem per Kosoven.
Ky “rrugetim” nuk do te jete i shkurter e i lehte, por rendesi ka qe tashti filloi dhe ne menyre formale.
Rruge te mbare e suksese ne keto perpjekje historike Kosoves e popullit te saj, per realizimin sa me shpejt te kesaj aspirate te madhe per ate dhe Rajonin tone!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts