Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëSHBA i dhuron policisë pajisje teknologjike e servera për ruajtjen e të...

SHBA i dhuron policisë pajisje teknologjike e servera për ruajtjen e të dhënave

-

Pajisje teknologjike bashkëkohore, me vlerë 385 000 dollarë janë vënë në shërbim të Policisë së Shtetit.

Këto janë dhuratë nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Shërbimi i Ndihmës së Antiterrorizmit ATA (programe të Departamentit të Shtetit të SHBA-së), në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurimit, në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë

Donacioni përfshin servera dhe pajisje të ndryshme bashkëkohore për ekzaminimet kompjuterike dhe për shtimin e kapaciteteve për ruajtjen e të dhënave, me qëllim rritjen e ekspertizës në fushën e hetimit të ngjarjeve kriminale, me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.

Këto pajisje do të jenë në përdorim ekskluziv nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore.

Donacioni iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Demian Smith dhe Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley.

Zëvendës Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm theksuan se bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese të SHBA-së, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Policisë së Shtetit, është i shkëlqyer, pasi është i ndërtuar mbi baza besueshmërie dhe vendosmërie të përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Me qëllim trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore të përfshira në donacion, do të zhvillohet një trajnim i organizuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe nga Zyra e Sigurimit në këtë ambasadë.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve nga punonjësit e Policisë së Shtetit, do të rritë kapacitetet hetimore dhe përqindjen e zbulueshmërisë së veprimtarive kriminale me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.

Ky është donacioni i dytë i dhuruar brenda këtij viti, me ndërmjetësim nga Zyra Rajonale e Sigurisë në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë. Mbështetje me donacione nga agjencitë ligjzbatuese amerikane, për strukturat e Policisë së Shtetit, ka patur edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020. Pajisjet e dhuruara kanë mundësuar rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts