Friday, October 11, 2024
HomePolitikëJozefina Topalli reagon pas tensioneve në Kuvend: Ndërhyrje e mazhorancës për t’i...

Jozefina Topalli reagon pas tensioneve në Kuvend: Ndërhyrje e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës

-

 

Seanca e sotme e Kuvendit është karakterizuar nga tone të ashpra të cilët erdhën si pasojë e përjashtimit të disa deputetëve nga grupet parlamentare përkatëse.

Në lidhje me situatën ka reaguar Jozefina Topalli, e cila u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Në një reagim në Facebook, Topalli deklaroi se e gjitha është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe se një deputet e vendos vetë nëse do të jetë i pavarur dhe jo kur një gjë të tillë e dëshirojnë kryeministri apo shërbëtorët e tij.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit

Po shoh seancen plenare…

Kurre nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush eshte grup parlamentar e kush jo; kush eshte ne grup parlamëntar e kush jo; kush eshte me PD e kush nuk eshte.

Kush deputet duhet te flase e kush jo;

Seancen parlamëntare e drejton vetem Rrëgullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.

E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtoret e tij .

Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokfatike me qellim vrasjen e oppzites e vazhdimin e teatrit me ndonje dëputet fals!

Image

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts