Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëTensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale....

Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale. Ide e keqe të luash me zjarrin

-

Situata mjaft e tensionuar në veri të Kosovës është cilësuar si krizë e tejzgjatur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Për të barrikadat në veri nuk janë vendosur nga revolta e popullit por nga grupet kriminale. Në një reagim në rrjetin e saj social, Twitter Xhaçka shkruan se këto skena të rikujtojnë ditët e errëta të viteve 90 në periudhën e regjimit jugosllav. “Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, thekson Xhaçka në rrjetin social.

“Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve. Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990, të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë, bashkë me ish-Jugosllavinë që shkoi e vate. Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë. Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, lexohet në postimin e ministres Xhaçka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts