Monday, February 6, 2023
HomeAktualitetFluks automjetesh në pikat kufitare, emigrantët nxitojnë të kthehen në vend

Fluks automjetesh në pikat kufitare, emigrantët nxitojnë të kthehen në vend

-

Kur mbeten më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të viteve, pikat kufitare në vend janë përballur me një fluks emigrantësh, të cilët duan të kalojnë momentet e fundit të vitit 2022 me familjarët në Shqipëri.

Sipas raportimeve  në pikën kufitare të Kakavijës vijon fluksi i lëvizjeve, teksa gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare ka pasur një fluks prej 5696 shtetasish në hyrje dhe në dalje 3299 shtetas.

Fluksi më i lartë është shënuar vigjiljen e Krishtlindjeve, ndërsa pritet të ketë shtim të lëvizjeve edhe përgjatë ditës së sotme. Pavarësisht shtimit të fluksit të lëvizjeve në këtë pikë kufitare nuk janë shënuar radhë të pritjes së automjeteve. Të dyja palët si shqiptare dhe ajo greke po punojnë me nga 5 sportele duke shmangur qëndrimin e mjeteve në pritje.

Sakaq, në pikën e Kapshticës raportohet se kanë hyrë 4667 shtetas dhe kanë dalë 2497 të tjerë, ndërsa në pikën e Qafë Thanës, kanë hyrë 3120 persona dhe kanë dale 2111.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts