Ka përfunduar procesi i digjitalizimit të lejeve të drejtimit.
Formati i ri u përmbahet standardeve të BE-së me elementë shtesë të sigurisë.
Lajm i ri është zgjatja e afateve të patentave 2-vjeçare në 5-vjeçare.
“Duke nisur nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjetit do të jenë totalisht të digjitalizuara.
Këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2-vjeçare në 5-vjeçare.
Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre“, shkruan Rama.