Friday, April 26, 2024
HomeKronikaKapet mat me euro dhe drogë në dorë, arrestohet 39-vjeçari shqiptari në...

Kapet mat me euro dhe drogë në dorë, arrestohet 39-vjeçari shqiptari në Itali

-

 

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Froli të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike bashkë me një shtetas italian.

Arrestimi është kryer më 30 dhjetor, ku bashkë më shqiptarin ka rënë në pranga dhe një 29-vjeçar italian.

Fillimisht 29-vjeçari italian është sinjalizuar nga policia e Frolit pasi u kap me cigare dhe një tabletë ekstazi. Menjëherë është shoqëruar për në banesë në mënyrë që të bëhej kontrolli fizik.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, është gjendur 39-vjeçari shqiptar i cili ka qëndruar në Itali ilegalisht, duke paketuar dozat e kokainës.

Policia sekuestroi 11 doza 0.50 kokainë dhe 45 gr të tjera, 5 gr marjiuanë, 7 tableta ekstazi, së bashku me materialin e paketimit dhe 900 euro. Të dy u arrestuan në vepër me akuzën e ndalimit për qëllime shpërndarjeje droge.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts