Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së Kosovës stërvitje të përbashkët...

“Defender – Europe ’23″/ Forca e Sigurisë së Kosovës stërvitje të përbashkët me ushtrinë amerikane

-

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë krah për krah me forcat amerikane dhe aleatët e tjerë në finalizim të fazës planifikuese të stërvitjes së përbashkët “Defender- Europe’23”.

Në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale, ministri Mehaj shprehet se objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore.

“Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes “Defender- Europe’23” në Budapest të Hungarisë.

Stërvitja “Defender- Europe’ 23” është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj. Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë. 

Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore”, theksoi ministri Mehaj.

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

 

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

 

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

 

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts