Sulmet kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat.
“Kemi bërë strukurën e re. Këtë ndarje do e fillonim nga qendra dhe gjatë 2023 do vijojmë me jetësimin edhe në nivel vendor. Kemi krijuar një drejtori të posaçme që do merret me krimet e narkotikëve, një drejtori të vecantë që do merret me grupet e organizuara dhe një strukturë të vecantë me krimet e rënda. Besoj se ky ristrukturim do të japë një shtysë të madhe”, -u shpreh Çuçi.
“Rritja e besimit të partnerëve në punën e policisë është një element i rëndësishëm në luftën ndaj krimit të organizuar. Duhet besim i ndërsjelltë me agjensitë ligjzbatuese shqiptare dhe europiane, kemi patur 20 komisione të përbashkëta me partnerët europiane. Bashkëpunim që do të vijojë”– u shpreh më tej Çuçi.
Ndër të tjera ministri i Brendshëm foli edhe për sulmet kibernetike në vend, nga hakerat iranianë.