BBC njoftoi se numri i viktimave arriti në 8700 në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës. Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 6,234, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit. Është e vështirë të verifikohet numri në Siri, por media shtetërore e saj thotë se rreth 2500 njerëz janë vrarë.
