Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPolicia e Shtetit uron 8 Marsin: Prania e gruas i jep vlerë...

Policia e Shtetit uron 8 Marsin: Prania e gruas i jep vlerë të shtuar misionit për siguri publike

-

Policia e Shtetit uron 8 marsin me një mesazh për gratë edhe në uniformë.

Gjysma e artë e vlerave, vitalitetit, potencialit, kontributit dhe shtyllave mbi të cilat qëndron shteti, simbolizohen me gruan.

Policia e Shtetit ka qenë dhe vijon të mbetet garante dhe promovuese e këtij parimi që udhëheq të drejtat dhe liritë e njeriut.

Për organizatën, prania e gruas i jep vlerë të shtuar misionit për siguri publike, fisnikëron shërbimin e Policisë në çdo skaj të vendit, si dhe vesh me humanizëm imazhin institucional të Policisë së Shtetit.

 

 

Sot, thirrjes për ndihmë të një gruaje i përgjigjet një grua, e cila falë meritokracisë dhe profesionalizmit, jep kontributin e saj në hallkat më të larta të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit uron GËZUAR 8 MARSIN dhe zgjat dorën e bashkëpunimit, për të trajtuar me prioritet dhe kujdes, çdo rast kur e përfshirë është një grua.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts