Friday, March 31, 2023
HomePolitikëSot 8 marsi, Yuri Kim flet për sfidat që po përballen gratë...

Sot 8 marsi, Yuri Kim flet për sfidat që po përballen gratë dhe Evropa

-

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, foli sot për sfidat me të cilat po përballen gratë në mbarë Evropën dhe jo vetëm.

Në një panel të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, në aktivitetin “Sfidat e Sigurisë”, Yuri Kim komentoi në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Grave, fuqizimin e grave në sektorët e mbrojtjes,

Kim tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera si ne diktohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike

“Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën. Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë. S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratik dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës. Dhe duam t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë’.” tha Kim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,756FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts