Sunday, March 26, 2023
HomePolitikëKosova pa viza me BE-në, Begaj: Përshëndes hapin e rëndësishëm! Uroj të...

Kosova pa viza me BE-në, Begaj: Përshëndes hapin e rëndësishëm! Uroj të mbyllet sa më shpejt si proces

-

 

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.

Nëpërtmjet një postimi në Facebook, Begaj ka përshëndetur hapin e ndërmarrë, teksa ka shtuar se uron që ky proces të përmbyllet sa më shpejt.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!”, ka shkruar Begaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,751FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts