Tuesday, July 23, 2024
HomePolitikëBalla: PS s’është zyrë avokatie për askënd. Në politikë përgjegjësitë janë personale

Balla: PS s’është zyrë avokatie për askënd. Në politikë përgjegjësitë janë personale

-

Prapë kryeministri Rama, me gojën e Taulant Ballës, theksoi se kush kapet në vjedhje nga drejtësia, mban përgjegjsi personale. Pra PS dhe qeveria nuk kanë as përgjegjsi morale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa foli për reformën në drejtësi, përsëriti qëndrimin e socialistëve për rastet e arrestimeve të kryebashkiakëve në vend. Rasti i fundit ishte arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ndërkohë, Balla shtoi se përgjegjësitë në politikë janë personale dhe jo partiake.

“PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Qoftë ai i kryetari i bashkisë së Bulqizës tani dhe ai i 2 viteve më parë, janë arrestuar nga SPAK. Në SHBA ju e dini se FBI shkon në shtëpinë e presidentit Biden. S’di që t’i thotë PS amerikane që; a mbani ju përgjegjësi se FBI bastis banesën e presidentit! Në politikë përgjegjësitë janë personale. PS ka vendosur një standard, që uroj dhe ua sugjeroj që ta ketë çdo politikan. Kryetari i bashkisë së Mallakastrës s’ka asnjë dënim apo vendim që mund ta penalizojë atë për të rikandiduar.”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.

Duke i mëshuar faktit se sejcili përgjigjet për vete, Taulant Balla shigjetoi indirekt ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts