Friday, March 29, 2024
HomePolitikëEdi Rama uron festën e Sulltan Nevruzit

Edi Rama uron festën e Sulltan Nevruzit

-

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Dhe siç ndodh në këto raste, nuk mungojnë dhe urimet për besimtarët nga përfaqësues të politikës shqiptare.

I pari që ka përcjellë urimin e tij për besimtarët bektashinj do të ishte kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale uron që pranvera të çelë në zemrat e tyre si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar.

“MIRËMËNGJES! Dhe në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts