Saturday, June 10, 2023
HomePolitikëLiderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

Liderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

-

Liderët e Bashkimit Evropian pas samitit të mbajtur të enjten u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin.

Liderët evropianë kanë mirëpritur marrëveshjen, gjersa kërkojnë që e njëjta të zbatohet me lehtësi dhe në mirëbesim.

“Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e zbatimit, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në konkluzat e dala nga samiti.

Ndryshe, para fillimit të samitit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

 

 

Borrell në një deklaratë për media tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje, raporton Telegrafi.

“Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.

Ai tha se marrëveshja është një tërësi dhe duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

“Është një tërësi, duhet të zbatohet nga të gjitha palët, në mënyrë tërësore dhe ne do të ndjekim me vëmendje kush zbaton e kush jo.

Unë do t’i këshilloja që të mos targetojnë askënd, por të bëjnë punën e tyre”, është shprehur shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,802FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts