Sunday, May 5, 2024
HomePolitikëNikolla priti delegacionin e Komisionit për Legjislacionin të Kuvendit të Kosovës

Nikolla priti delegacionin e Komisionit për Legjislacionin të Kuvendit të Kosovës

-

 

Para nisjes se seances plenare, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren të Kuvendit të Kosovës, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar me kolegët në  Kuvendin e Shqipërisë për hartimin e Kodit të Etikës, me mbështetjen teknike edhe të Institutit Kombëtar Demokrat të SHBA.

Kryetarja Nikolla përgëzoi kolegët e Kosovës, përfaqësues të të gjitha forcave politike në Kuvendin e Kosovës, për bashkëpunimin intensiv me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënvizoi se

Marrëveshja e Bashkëpunimit mes dy Kuvendeve po nxit dhe intensifikon bashkëpunimin parlamentar dhe mes institucioneve, në shërbim të qytetarëve tanë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës falenderuan kryetaren Nikolla për angazhimin institucional dhe personal në mbështetjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe vlerësuan bashkëpunimin shumë të frytshëm me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts