Friday, October 4, 2024
HomePolitikëIsh-krerët e UÇK sërish përpara Gjykatës Speciale, sot pritet fjala e avokatëve...

Ish-krerët e UÇK sërish përpara Gjykatës Speciale, sot pritet fjala e avokatëve mbrojtës

-

Këtë të martë do të vijojë seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve ë Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kujtojmë se një ditë më parë, të hënën, u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa sot (të martën) do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.

Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.

Kujtojmë se ditën e djeshme qytetarë të shumtë protestuan para Gjykatës Speciale në Hagë, pasi nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Qytetarët dolën me pankarta të ndryshme, ku përmes tyre kërkonin lirinë e ish-krerëve të UÇK-së.

 

“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts