Friday, April 26, 2024
HomePolitikëGjyqi kundër UÇK-së në Hagë/ Xhaçka: Po akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte

Gjyqi kundër UÇK-së në Hagë/ Xhaçka: Po akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte

-

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka komentoi procesin gjyqësor ndërkombëtar në Hagë për pesë nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi mori pjesë në ministerialin e NATO-s.

Ajo u shpreh se po akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte, ndërsa nuk ka prova që UÇK ka kryer krime.

“Një moment historik u shënua në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO, me zgjerimin e Aleancës me një anëtar të ri, Finlandën, si një mesazh i fortë ndaj Rusisë dhe agesionit të saj të paligjshëm në Ukrainë. Fokusi kryesor i diskutimeve tona ishte mbi kërcënimet kryesore të cilat prekin sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe mbështetja afatgjatë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, veçanërisht në rajonin tonë dhe në këtë kontekst vlerësova arritjen e marrëveshjes së 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin ndërmjetësues të BE-së dhe SHBA-së për arritjen e saj.

Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke patur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte.

Si të gjithë bashkëkombësit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo nëpër botë, ne kërkojmë drejtësi. Jo që dikush të jetë mbi ligjin, por që të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi. Dhe të mos harrohet se krime lufte, vrasje civilësh në masë, varre masive ende të pazbuluara, përdhunime, tortura, zhvendosje të detyruara, janë kryer prej regjimit të Milosheviçit. Për këto krime duhet drejtësi e vërtetë, duke përfshirë zbulimin e vendndodhjeve të të gjitha vendeve të varrimit. Kjo është pjesë e angazhimeve të dialogut Kosove-Serbi të cilat duhen zbatuar tërësisht, në mënyrë që të lemë pas të kaluarën tragjike dhe të shohim nga e ardhmja e përbashkët evropiane.

Shqipëria po bën përpjekje këmbëngulëse që drejtësia të vihet në vend. Dhomat e specializuara për Kosovën u ngritën pas Rezolutës së vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila siç e përmenda përfshiu akuzat e pambështetura në asnjë fakt e në asnjë provë të një reporteri të Këshillit të Evropës, për trafikun e organeve njerëzore. Kuvendi ynë miratoi para rreth një viti një rezolutë ku konsideroheshin të pabaza këto pretendime dhe kërkohej që Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës të rishikojë rezolutën e miratuar prej saj. Kryeministri Rama e paraqiti me forcë, me argumente e me pasion këtë kërkesë në një fjalim historik para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shprehet Xhaçka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts