Sunday, October 13, 2024
HomePolitikëSulmet kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet Arabe/ Rama: Po ndikojnë në normalizimin...

Sulmet kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet Arabe/ Rama: Po ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

-

 

Këtë të enjte është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan u shpreh se pret me padurim që të punojë ngushtë me Shqipërinë. Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

Nga ana e tij, kryeministri Rama e falënderoi që kanë qenë pranë Shqipërisë kur ka pasur më shumë nevojë dhe tha se po ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla që kanë qenë të pranishëm, na kanë ardhur në ndihmë kur kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur Sheikh Mohamed bin Zayed, presidenti aktual i Emirateve te Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish, mbërriti në këtë vend për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur nën patronazhin e të ndjerit Sheikh Zajed, u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.

I jam shumë mirënjohës mikut tim të dashur e të vërtetë dhe ministrit të Jashtëm për vizitën e tij dhe dua të cek faktin se ai mbërriti në Tiranë, pasi kishte qenë në Prishtinë e më parë në Beograd.

Ai është këtu jo vetëm si dëshmitar i dëshirës dhe vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë, por edhe për të bërë gjithçka për të mbështetur procesin e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për tu siguruar që të gjitha vendet së bashku të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë gjithmonë e më pak më të lidhur me të shkuarën që nuk është kurrsesi një motivim i mirë për të ardhmen, nëse nuk e shohim si një arsye për të vrapuar drejt së ardhmes”,-tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts