Friday, April 26, 2024
HomePolitikëKthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, si pritet të jetë moti sot

Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, si pritet të jetë moti sot

-

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në vendin tonë, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqen në territor vranësira të pakta. Një pjesë e mirë e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Masa ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta kanë përfshirë të gjithë Europën Jugore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe do të jenë të përfshira nga vranësirat e shumta të cilat do zhvillohen, duke gjeneruar reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik do të paraqiten Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit, ku pritet të ketë vranësira dhe reshje dëbore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts