Monday, October 7, 2024
HomePolitikëKumbaro: Pas mesnatës nuk do të lejohet, nëse nuk respektohet policia do...

Kumbaro: Pas mesnatës nuk do të lejohet, nëse nuk respektohet policia do t’ju gjobisë

-

Pas përfundimit të mbledhjes se Këshillit të Ministrave, ministrja Mirela Kumbaro tha se një nga vendimet e qeverisë ishte edhe miratimi i amendimit për zhurmat në mjedis.

Kumbaro theksoi se është vendosur që të caktohen zonat që duhet të jenë të qeta dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete dhe se fashat orare do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës.

“Miratuam amendimet për zhurmat në mjedis. Edhe një vit më parë, një nga gjërat që kishim më shumë problem ishte ndotja akustike për shkak të muzikës së lartë në lokale e restorante. I dhamë zgjidhje dhe bëmë amendimin në ligjin për zhurmat. Do e miratojmë në Kuvend, do të kemi fashë orare më të kufizuar dhe një pjesë të Policisë së Shtetit që do të kontrollojë ndotjen akustike dhe oraret. Me hyrje në fuqi të këtij ligji, bashkitë do të përcaktojnë hartën e zhurmave, që do të thotë, do të caktohen zonat që duhet të jenë të qeta dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete. Kjo i jep zgjidhje topit që hidhej sa tek mjedisi, sa tek policia e tek shëndetësia. Fashat orare për sezonin e verës për aktivitetet muzikore do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës dhe në përputhje me hartëzimin e bërë nga bashkia. Më pas, në përputhje me hartën, policia do të penalizojë subjektet që nuk respektojnë normat. Ligji do të vazhdojë rrugëtimin në Parlament. Jemi munduar të respektojmë dhe hapësirat për jetën e natës”, ka thënë Kumbaro.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts