Kandidati per kryetar bashkise Shkoder, Benet Beci ka zhvilluar nje takim me banoret e ish-zooteknikes te cilet jetojnë me mungesën e plotë të vëmendjes, mirëmbajtjes dhe investimeve në infrastrukturë. Beci permes nje postimi ne ”Facebook’ shkruan se nuk mundet askush me e trajtu një pjesë të banorëve si qytetarë të dorës së dytë.
Postimi i plote
Tek ish-zooteknika, ku banorët jetojnë me mungesën e plotë të vëmendjes, mirëmbajtjes dhe investimeve në infrastrukturë. Nuk mundet askush me e trajtu një pjesë të banorëve si qytetarë të dorës së dytë. Bashkia duhet të kthehet në punë, me kapacitet të plotë e menaxhim të mirë të fondeve. Detyrat e bashkisë, nuk mund të presim me na i zgjidhë askush tjetër, duhet me shpërvjelë mëngët vetë!