Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëPeleshi paralajmëron përmbytje në Veri: Nga sot priten reshje intensive, strukturat vendore...

Peleshi paralajmëron përmbytje në Veri: Nga sot priten reshje intensive, strukturat vendore në monitorim

-

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një komunikim me mediat paralajmëron situatën me reshjet që do përfshijë vendin për marrjen e masave për shmangur pasojat qe mund të sjellë moti i keq.

Peleshi tha se prej sot dhe ditëve në vijim në pjesën veriperëndimore në Shkodër, por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Peleshi i bën thirrje të gjithë bashkive por edhe kryepleqve të fshatrave për vëzhgim të situatës por edhe banorëve të shmangin lëvizjet në ato vende ku kërcënohen nga përrenjtë.

Peleshi sqaroi se nuk është një situatë që sjell nevojën e strukturave të larta shtetërore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts