Friday, October 4, 2024
HomePolitikëBordi i karburanteve rrit çmimet e naftës me 4 lekë për litër

Bordi i karburanteve rrit çmimet e naftës me 4 lekë për litër

-

Pas një periudhe ku çmimet e naftës panë tendencë zbritëse, Bordi i Transparencës, në mbledhjen e fundit të datës 10 maj ka vendosur që të shtrenjtojë sërish naftën.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet më 173 lekë/litër, nga 169 që ishte ulur në vendimin e datës 5 maj.

Ndërsa benzina është rritur lehtë me 1 lekë për litër, dhe nga dita e sotme do të tregtohet me 173 lekë për litër.

Që prej muajit mars 2022, çmimet e karburanteve dhe gazit vendosen nga Bordi i Transparencës, një njësi qeveritare.

Operatorët e kanë kundërshtuar vendosjen e çmimeve nga bordi pasi nuk u lejon fleksiblitetin e duhur kompanive.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese pak javë më parë e rrëzoi pjesërisht këtë Bord, duke kërkuara që ai të ketë një afat deri kur do të funksionojë, sërish nuk ka një datë se për sa kohë çmimet do të fiksohen nga ky mekanizëm mbikëqyrjeje.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj  2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts