Friday, October 4, 2024
HomePolitikëFitoi bashkinë e Shkodrës, Benet Beci: Do jetë bashkia e dyerve të...

Fitoi bashkinë e Shkodrës, Benet Beci: Do jetë bashkia e dyerve të hapura

-

Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama në teatrin ”Migjeni”, u ka shprehur mirënjohjen qytetarëve dhe atyre që ia besuan kandidaturën për këtë bashki.

Nga ana tjetër, Beci tha se të qenurit qytetar i parë i Bashkisë Shkodër, do të thotë të zgjohet i pari dhe të fle i fundit teksa premtoi se kjo bashki do të jetë ajo e “dyerve të hapura për qytetarët”.

”Për mua kjo është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshem të jetës time. Unë ndjej mirënjohje të madhe për të gjithë ata që më bënë qytetar të parë të Shkodrës, të zgjohemi i pari dhe të fle i fundit. Do të doja të krijoja një eksperiencë të re, të një bashkie me dyer të hapura, si një nga kolonat e rëndësishme të mirënjohjes stime për qytetin. Një ditë në javë do të jetë bashkia e dyerve të hapura ku do të presë dhe përcjellë dhe do të diskutojë me secilin për të zgjidhur hallet dhe problemet në qytet. Të aktivizojmë dhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes që kryetari të jetë në dijeni të problemeve të bashkisë. Me kryeministrin, bisedat për Shkodrën kanë qenë pjesë e bisedave të hershme tona dhe sot është nxitësi kryesor që projektet të realizohen. Uroj që kryeministri dhe qeveria do ta kenë Shkodrën të parën në top listën e prioriteteve të tyre”,-tha Beci.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts