Ministrja Mirela Kumbaro, në takimin e mbajtur sot në Shkodër , ka deklaruar se planet e qeverisë për këtë bashki, janë që të shfrytëzojnë liqenin në dobi të ekonomisë.
Ajo u shpreh se planet për Shkodrën duhet të jenë planet e Shqipërisë, ndërsa evidentoi përplasjet që kanë pasur herë pas herë me administratën lokale të deritanishme dhe mos bashkëpunimin e tyre në pastrimin e qytetit.
“Qyteti i liqenit më të madh në Ballkan, por mjafton të hedhim sytë në vendin fqinj ku liqeni shfrytëzohet për të ndihmuar ekonominë. Planet për Shkodrën duhet ë jenë planet e Shqipërisë. Duhet të nisim nga pastërtia. Kur nisëm pastrimin kombëtar në tetor të 2021, që vijon edhe sot në çdo cep të Shqipërisë, në qarkun Shkodër e vetmja bashki që nuk na bashkohej ishte Shkodra. Është e vetmja ku kemi hezituar të zbatojmë atë që ligji na detyronte. Nuk kemi kursyer masat administrative për kryetarët e bashkive kur nuk janë bindur”, tha ajo.