Wednesday, July 17, 2024
HomePolitikëRama batuta me Becin: Po nuk jetove me kohë të plotë në...

Rama batuta me Becin: Po nuk jetove me kohë të plotë në Shkodër e kam gati zëvendësuesin…

-

 

Në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë bisedën me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, dhe me fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli. Rama e ka ‘kërcënuar’ Becin se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, atëherë zëvendësuesin e ka gati, duke iu referuar në këtë rast Luizit.

Edi Rama:  Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë…

Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,

Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen. Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por…

Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.

Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.

Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti.  Se do ndërrohesh, do bëhesh.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts