Tuesday, December 3, 2024
HomePolitikëKurti dhe Vuçiç i thonë jo BE-së, refuzojnë ftesën për takimin në...

Kurti dhe Vuçiç i thonë jo BE-së, refuzojnë ftesën për takimin në Sllovaki

-

 

Ka dështuar ende pa nisur, plani i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai u përpoq që të organizojë një takim mes dy udhëheqësve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç.

Takimi duhej të mbahej në Bratisllave të Sllovakisë, ku dy liderët ishin të ftuar në konferencën për siguri globale, “Globsec”. Pasi njoftoi fillimisht se do të merrte pjesë, qeveria e Kosovës tha më vonë se pjesëmarrja e Kurtit mund të anulohej për shkak të zhvillimeve në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha më pas se nuk do të udhëtojë drejt Bratisllavës. “Po qëndroj me popullin dhe ushtarët tanë. Serbia do të fitojë”, njoftoi ai duke vulosur mospraninë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts