Friday, March 29, 2024
HomePolitikëKomandanti i KFOR bisedë me presidentin Begaj: Shqipëria shprehu mbështetjen e plotë...

Komandanti i KFOR bisedë me presidentin Begaj: Shqipëria shprehu mbështetjen e plotë për misionin tonë

-

Shqipëria dënon veprimet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, ku ju ka bërë thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin dhe të ulen në dialog.

Faqja zyrtare e KFOR-it, thotë se komandanti Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. KFOR-i shton më tej se ka marrë mbështetje të plotë nga Shqipëria për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në reagimin e KFOR-it në “Twitter”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts